Rrethoja metalike oborresh dhe parkime me panele diellore

Gardhe dhe porta për sigurine e pronës suaj, plus sisteme me panele diellore të strehimit për automjete.

Porositni rrethojen Kërko Ofertë për Carport

Rrethojat (Gardhet dhe Portat)

Kastrox ofron rrethoja dhe porta cilësore për shtëpi, biznese dhe institucione në Kosovë dhe rajon, të prodhuara sipas standardeve gjermane.

Premtimi ynë për cilësi

Materialet tona përpunohen me zinkim në nxehtësi mbi 450°C sipas DIN EN ISO 1461 dhe më pas vishen me pluhur rezistent ndaj rrezeve UV mbi 200°C. Kjo siguron një mbrojtje afatgjatë ndaj ndryshkut.

Panele rrjete të tipit 6/5/6 dhe 8/6/8 ofrojnë siguri maksimale, të kombinuara me shtylla të forta dhe aksesorë montimi cilësorë. Portat, manuale ose automatike, vijnë me motor IP67, telekomanda, sensorë sigurie dhe lirim emergjent.

Me Kastrox, merrni një zgjidhje të plotë dhe estetikisht të bukur që rrit sigurinë e pronës në qytete si Prishtina, Prizreni, Ferizaji, Shkupi apo Tirana.

Për më shumë specifika dhe shembuj instalimesh, vizitoni faqen tonë të dedikuar për gardhe dhe porta. Mund të bëni porosinë tuaj të personalizuar direkt online këtu.

Na shkruani për ofertë të personalizuar

Strehët me Panele Diellore për Parkime (Carport-e diellor)

Kastrox sjell zgjidhje inovative për parkimet në Kosovë dhe rajon, me strehë diellore të pajisura me panele fotovoltaike bifaciale.

Specifikimet kryesore të sistemit

Energjia e gjeneruar mund të përdoret për karikimin e makinave elektrike përmes stacioneve të karikimit të shpejtë DC të integruara, furnizimin e ndërtesave përreth me energji, ose shitjen e tepricës.

Përfshirja e komponentëve (Sistem 100% OFF-GRID)

Komponenti Specifikimi
Strukturë çeliku 30m Gjatësia × 7m Gjerësia, 100 kg/m² ngarkesë bore, ngjyrë RAL 7016
Panele PV 85 × 590Wp, bifacial, 50,15 kW, me 25 vite garanci
OFF-Grid Inverter 100 KW (2 × 50 kW), 3 Fazor, WIFI, 100A, IP65, me 10 vite garanci
Bateri ruajtëse 8 × 10,24 kWh LiFePO₄, (Total 81,92 KWh), me 5 vite garanci
Stacione karikimi DC 2 × 60 kW, CCS2, 3 Fazor, e mbush veturën nga 20% në 80% për 30 min, me 3 vite garanci
Të tjera Kabinet elektrik, kabllo të plota, ndriçim LED

Kjo zgjidhje është ideale për kompani, hotele dhe institucione publike në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Tetovë dhe Shkodër, duke ulur ndjeshëm kostot e energjisë dhe duke kontribuar për një mjedis më të pastër.

Për më shumë detaje mbi komponentët e sistemit, vizitoni faqen tonë dedikuar sisteme të strehimit diellor (carport) .

Kontaktoni për ofertë të personalizuar